Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: admin
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën një shpërthim i sëmundjes së dyshuar Marburg ia ka marrë jetën tetë personave në një pjesë të largët të Tanzanisë veriore. “Ne jemi në dijeni për 9 raste deri më tani, duke përfshirë 8 persona që kanë vdekur”, tha në një deklaratë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Do të presim raste të tjera në ditët në vijim pasi mbikëqyrja e sëmundjeve përmirësohet”, shtoi i pari i OBSH-së, transmeton Telegrafi Ashtu si Ebola, virusi Marburg e ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe përhapet midis njerëzve përmes kontaktit të ngushtë me lëngjet trupore…
Aleatët e SHBA-së në Evropë janë më pesimistë për rendin e ardhshëm global nën udhëheqjen e Donald Trump. Kështu, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, ka zbuluar një sondazh i kryer për Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) dhe për raportin e Evropës të Universitetit të Oksfordit. Në këtë kontekst, thuhet se në BE dhe MB, shumica e njerëzve e shohin një administratë të dytë Trump si të dëmshme për qytetarët amerikanë, vendet e tyre dhe zgjidhjen e konflikteve globale. Në mënyrë të ngjashme, opinioni publik për Trump është dukshëm “pesimist” edhe në Korenë e Jugut. “Çfarë kemi të përbashkët…
Kryeministri polak, Donald Tusk akuzoi sot Rusinë për planifikimin e një fushate të madhe terroriste që synon aeroplanët dhe fluturimet në Evropë dhe në botë. Gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Tusk theksoi se Rusia po planifikon veprime që kalojnë kufijtë e Evropës. “Mund të konfirmoj se Rusia po planifikon veprime terroriste, jo vetëm kundër Polonisë, por edhe kundër linjave ajrore në mbarë botën”, tha Tusk, pa treguar natyrën e këtyre kërcënimeve. Gazeta amerikane New York Times raportoi së fundmi se shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëruan Shtëpinë e Bardhë për një plan rus për të kontrabanduar pajisje shpërthyese në…
ustralia ka ftuar në bisedë ambasadorin rus pas raportimeve se një vullnetar australian që luftonte epër Ukrainën mund të ketë vdekur ndërsa ishte në robëri. “Ne tashmë kemi thirrur ambasadorin rus. Po punojmë për të sqaruar nëse z. Jenkins ka pësuar ndonjë dëmtim dhe, nëse kjo konfirmohet, do të ndërmarrim masat më të ashpra të mundshme”, tha kryeministri australian, Anthony Albanese. Qeveria australiane po kryen hetime urgjente për të konfirmuar vdekjen e raportuar të Jenkins. Një video që tregon rrahjen e 32-vjeçarit, Oscar Jenkins qarkulloi në rrjetet sociale në muajin dhjetor. Në video shihej një burrë me duar të lidhura,…