Pjesëmarrësit në studim të cilët kanë pasur terapi telefonuese, vazhdimisht gjatë gjithë vitit, si plotësim i mjekimit standard, kanë treguar përmirësime më të mëdha në simptomat e depresionit se sa ata të cilët kanë marrë vetëm mjekim standard pa terapi telefonuese.
Këto përmirësime kanë zgjatur së paku edhe gjashtë muaj pas seancës së fundit me terapi telefonuese. Të arriturat u botuan në Gazetën e Psikologjisë Konsultuese dhe Klinike.
Detajet e studimit
Studimi përfshiu pacientë depresiv të një Organizate Shëndetësore nga Seatlle (SHBA), të cilët ishin të një moshe rreth 44 vjeçare, në mesatare, dhe shumica gra.
Pacientët u ndanë në dy grupe. Një grup të cilët pranuar terapi telefonuese gjatë një viti, si shtesë e mjekimit standard. Grupi tjetër ka pranuar mjekim standard të depresionit pa terapi telefonuese.